Dy raste të ngacmimit në rrjete sociale brenda 24 orëve, pas intervistimit lirohen dy të dyshuarit

Dy raste të ngacmimeve kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Kosovë. Njëri prej tyre ka ndodhur në Istog, ku një person ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale një femër. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “Istog 08.02.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  dyshohet se ka ngacmuar nëpërmjet…

Lajme

12/02/2026 09:21

Dy raste të ngacmimeve kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Kosovë.

Njëri prej tyre ka ndodhur në Istog, ku një person ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale një femër.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Istog 08.02.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  dyshohet se ka ngacmuar nëpërmjet rrjeteve sociale viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Rasti tjetër ka ndodhur në Pejë, ku një vajzë ka pranuar mesazhe fyese në rrjete sociale nga një mashkull.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Sali Gjika, Pejë/ 10.02.2026 – 20:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar mesazhe fyese në rrejte sociale, nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/