Kurti e injoron Anamoravën, asnjë ministër nga ajo pjesë e Kosovës

Kryeministri i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të injoroj trevën e Anamoravës në kabinetin e ri qeveritar. Asnjë nga ministrat apo zëvendëskryeministrat nuk është nga ajo anë e Kosovës, transmeton lajmi.net. Kjo ka shkaktuar çudi tek njerëzit, sidomos tek qytetarët që jetojnë në Anamoravë, pasi që ishte ajo pjesë e Kosovës që i…

Lajme

11/02/2026 23:56

Kryeministri i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të injoroj trevën e Anamoravës në kabinetin e ri qeveritar.

Asnjë nga ministrat apo zëvendëskryeministrat nuk është nga ajo anë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kjo ka shkaktuar çudi tek njerëzit, sidomos tek qytetarët që jetojnë në Anamoravë, pasi që ishte ajo pjesë e Kosovës që i dha përkrahje kur Kurtit i nevojitej.

Kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit nacionale dhe ato lokale, ku bindshëm VV mori vota.

Në zgjedhjet nacionale, VV dhe Kurti morën hiq më pak se 32 mijë e 726 vota në komunën e Gjilanit. Po ashtu kjo komunë edhe në zgjedhjet lokale e votoi kandidatin e VV-së për kryetar komune.

Në tetor, kur Kurti tentoi të formoi qeverinë e re, por që kishte dështuar, e kishte propozuar Fatmir Spahiun për ministër të Kulturës që është nga Anamorava, por kësaj radhe nuk e ka përfshirë./lajmi.net/