Fluturon numri i ministrive, Kurti i prezanton 20 ministri e 3 zv/kryeministra

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar sonte kabinetin qeveritar. Në prezantimin e tij u bë e ditur se Qeveria Kurti III parashihet t’i ketë 20 ministri dhe tre zv/kryeministra. 20 ministri edhe pse Albin Kurti vazhdimisht ndër vite kishte qenë kritik për numrin e madh të ministrive nëpër qeveri. Në qeverisjen e kaluar…

Lajme

11/02/2026 22:18

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar sonte kabinetin qeveritar.

Në prezantimin e tij u bë e ditur se Qeveria Kurti III parashihet t’i ketë 20 ministri dhe tre zv/kryeministra.

20 ministri edhe pse Albin Kurti vazhdimisht ndër vite kishte qenë kritik për numrin e madh të ministrive nëpër qeveri.

Në qeverisjen e kaluar pati 16 ministri dhe tre zv/kryeministra.

Propozimet:

Kryeministër Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka

Ministër i Financave, Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri./Lajmi.net/