Kurti- qytetarëve: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik

I mandatuari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është duke u deklaruar në lidhje me planprogramin e qeverisë së re. Kurti derisa po fliste në lidhje me qeverinë ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin e treguar në këtë process demokratik. Kurti deklaroi se falë tyre kanë shënuar edhe një record të ri…

Lajme

11/02/2026 21:37

I mandatuari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është duke u deklaruar në lidhje me planprogramin e qeverisë së re.

Kurti derisa po fliste në lidhje me qeverinë ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin e treguar në këtë process demokratik.

Kurti deklaroi se falë tyre kanë shënuar edhe një record të ri historic, transmeton lajmi.net.

“Të dashur qytetarë, lejoni që së pari t’ju falenderoj juve, ata që votuat Lëvizjen Vetëvendosje dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik. Ky rezultat është i rëndësishëm, por dua gjithashtu të falënderoj të gjithë ata që votuan partitë e tjera. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje dhe shprehja e vullnetit të lirë janë dëshmi e angazhimit të lartë qytetar për forcimin e demokracisë dhe procesit zgjedhor”./Lajmi.net/