A do të jetë Agim Bahtiri ministër në “Kurti 3”?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë “Kurti 3”. Ai ka thënë se nuk dëshiron të jetë në ekzekutiv, por në Kuvend, transmeton lajmi.net. “Nuk jam për ekzekutiv, nuk dua të jem kam qenë 8 vite mjaftë. Unë do të jem në Kuvendin e Kosovës…

Lajme

11/02/2026 19:30

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë “Kurti 3”.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të jetë në ekzekutiv, por në Kuvend, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam për ekzekutiv, nuk dua të jem kam qenë 8 vite mjaftë. Unë do të jem në Kuvendin e Kosovës të jap maksimumin që mundem”, u shpreh Bahtiri.

Tutje, ai foli në lidhje me votimin e nënkryetarëve, ku u votua në pako, ku pjesë e saj ishte edhe Sllavko Simiq i Listës Serbe. Votë “PRO” për këtë pako pati edhe VV-ja që vitin e kaluar e kundërshtoi fuqishëm Listën Serbe, të paktën në publik.

“S’mund të jemi kundër krejt nënkryetareve, është bërë pako e të gjithëve unë s’mund të jem kundër të gjitha partive. Sikur të kish qenë vetëm sigurisht se do të kisha qenë kundër”, tha Bahtiri./lajmi.net/