Kadetët e FSK-së realizuan me sukses ushtrimin 36 orësh fushor

Qendra për Studime Universitare e FSK-së, ka realizuar me sukses një ushtrim 36-fushor. Në këtë trajnim, kadetët kanë zhvilluar trajnim praktik në operacione mbrojtëse, shkruan lajmi.net. “Gjatë ushtrimit, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës. Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë…

Lajme

11/02/2026 10:42

Qendra për Studime Universitare e FSK-së, ka realizuar me sukses një ushtrim 36-fushor.

Në këtë trajnim, kadetët kanë zhvilluar trajnim praktik në operacione mbrojtëse, shkruan lajmi.net.

“Gjatë ushtrimit, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës. Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër. Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, ka njoftuar FSK. /Lajmi.net/