Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin
Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’. Gjatë deklaratës së tij, Mishetiq tha se Prokuroria po tenton t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin. “Prokuroria po tenton t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin”, deklaroi avokati. Mishetiq hodhi poshtë provat e…
Lajme
Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Gjatë deklaratës së tij, Mishetiq tha se Prokuroria po tenton t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin.
“Prokuroria po tenton t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin”, deklaroi avokati.
Mishetiq hodhi poshtë provat e paraqitura ku prokuroria pretendon se Thaçi ishte pjesë e “operacioneve të torturave”.
Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.
“Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së është sikur të lexohet një kronikë apo analizë e një filmi të shkruar nga dikush që nuk e ka parë filmin”, ka thënë Misetiq.