Lirohet nga paraburgimi Fadil Fazliu
Fadil Fazliu është liruar me kusht nga paraburgimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku qëndroi më shumë se një vit. Këtë e ka bërë të ditur i biri i tij, Gzim Fazliu me anë të një postimi, transmeton lajmi.net. “Mirë se u ktheve në atdhe, babi im, Fadil Fazliu! Me ballin lart dhe me…
Lajme
Fadil Fazliu është liruar me kusht nga paraburgimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku qëndroi më shumë se një vit.
Këtë e ka bërë të ditur i biri i tij, Gzim Fazliu me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.
“Mirë se u ktheve në atdhe, babi im, Fadil Fazliu! Me ballin lart dhe me dinjitet të pathyeshëm dole nga burgu i Hagës, ashtu siç ke qëndruar gjithmonë i fortë, i drejtë dhe krenar.
Sprovat nuk ta thyen asnjëherë, përkundrazi të bënë edhe më të fortë.
Ti je frymëzim dhe krenari për familjen, për të gjithë ne dhe për kombin shqiptar!”, shkroi ai.
Fazliu, së bashku me Isni Kilajn dhe Bashkim Smakajn, akuzohet në rastin e njohur si “Thaçi 2”, për pretendime mbi pengimin e drejtësisë.
Sot gjatë ditës u lirua edhe Haxhi Shala./lajmi.net/