Zyrtare: Albin Krasniqi rikthehet te Prishtina
Prishtina ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e futbollistit Albin Krasniqi në radhët e skuadrës bardh e kaltër. Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes një njoftimi publik. “Albin Krasniqi rikthehet në Prishtinë. Një emër i njohur për tifozët bardhekaltër është sërish pjesë e Prishtinës. Albin Krasniqi është rikthyer në kryeqytet dhe do të mbajë fanellën…
Sport
Prishtina ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e futbollistit Albin Krasniqi në radhët e skuadrës bardh e kaltër.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes një njoftimi publik.
“Albin Krasniqi rikthehet në Prishtinë. Një emër i njohur për tifozët bardhekaltër është sërish pjesë e Prishtinës. Albin Krasniqi është rikthyer në kryeqytet dhe do të mbajë fanellën tonë deri në fund të këtij sezoni, në formë huazimi nga klubi ukrainas Kolos Kovalivka”, thuhet në njoftimin e klubit.
Aktualisht në tabelën e Superligës së Kosovës Prishtina gjendet në vendin e dytë me tri pikë më pak se sa Ballkani.