Trepça ’89 dominon lojën, fansat ndërpresin ndeshjen me mjete piroteknike

KF Liria u mposht nga KF Trepça ’89 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Lirisë, në kuadër të Ligës së Parë. Takimi që nisi në orën 12:00 përfundoi me fitore të mysafirëve, të cilët treguan efikasitet të lartë në pjesën e parë të ndeshjes. KF Trepça ’89 kaloi në epërsi në minutën e 28-të,…

Sport

08/02/2026 16:16

KF Liria u mposht nga KF Trepça ’89 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Lirisë, në kuadër të Ligës së Parë. Takimi që nisi në orën 12:00 përfundoi me fitore të mysafirëve, të cilët treguan efikasitet të lartë në pjesën e parë të ndeshjes.

KF Trepça ’89 kaloi në epërsi në minutën e 28-të, për të thelluar rezultatin me gola nga Dard Beka (37’) dhe Adem Maliqi (40’). Goli i katërt u shënua në minutën e 90-të nga Ardian Hasani, duke vulosur fitoren e ekipit nga Mitrovica, përcjell KosovaPress.

Pas golit të fundit, pati hedhje të mjeteve piroteknike në fushë nga tifozët vendas, çka detyroi gjyqtarin ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen. Megjithatë, ajo vazhdoi pas disa minutave, ndërsa u panë edhe reagime zhgënjimi nga tifozët e KF Lirisë pas përfundimit të takimit.