E diela sjell mot të ftohtë, me shi dhe reshje bore

Dita e diel, 1 shkurt, do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët në vend, i shoqëruar herë pas here me riga shiu dhe reshje bore në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë vetëm nga…

Lajme

01/02/2026 08:03

Dita e diel, 1 shkurt, do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët në vend, i shoqëruar herë pas here me riga shiu dhe reshje bore në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjes të ftohtë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë vetëm nga 1 deri në 3 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra në sekondë, e cila do të shtojë ndjesinë e të ftohtit.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes në qarkullim, sidomos në zonat ku pritet paraqitja e reshjeve të borës dhe ngricave./lajmi.net/