“Në Shqipëri, vajza të jashtëzakonshme”, zyrtari europian i shkruan pedofilit Epstein pas vizitës në Tiranë

Shqipëria shfaqet në një nga rreth tre milionë dokumentet e bëra publike së fundmi lidhur me çështjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein. Bëhet fjalë për një email të datës 25 maj 2012, të dërguar nga Thorbjørn Jagland, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, drejtuar Epstein. Në mesazh, Jagland shkruan se kishte…

Bota

31/01/2026 17:37

Shqipëria shfaqet në një nga rreth tre milionë dokumentet e bëra publike së fundmi lidhur me çështjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein.

Bëhet fjalë për një email të datës 25 maj 2012, të dërguar nga Thorbjørn Jagland, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, drejtuar Epstein.

Në mesazh, Jagland shkruan se kishte qenë në Tiranë dhe e përmend qëndrimin e tij me një koment për “vajza të jashtëzakonshme”, duke shtuar se po udhëtonte drejt Jordanisë, Palestinës dhe Izraelit.

Jagland ka zhvilluar një vizitë në Tiranë më 24 maj 2012, ku u takua me presidentin e atëhershëm Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Një ditë pas kësaj vizite u dërgua edhe emaili në fjalë.

Epstein njihet për skandalet e lidhura me abuzimin seksual dhe përfshirjen e vajzave, përfshirë edhe të mitura, si në rastin e Virginia Giuffre, një nga viktimat që e denoncoi publikisht.