“Pastrimi” apel qytetarëve: Mos hidhni mbeturina, ta mbrojmë mjedisin
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike, duke kërkuar bashkëpunim për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Përmes një mesazhi publik, kompania theksoi se mbeturinat janë larguar nga lokacionet përkatëse, por apeloi që ato të mos hidhen sërish. “Ne i larguam, por, ju…
Lajme
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike, duke kërkuar bashkëpunim për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përmes një mesazhi publik, kompania theksoi se mbeturinat janë larguar nga lokacionet përkatëse, por apeloi që ato të mos hidhen sërish.
“Ne i larguam, por, ju lusim qytetarë, mos hidhni mbeturina. Ta ruajmë bashkë mjedisin ku jetojmë”, thuhet në apelin e kompanisë.