E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi
Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bushi. Kështu ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Hani i Elezit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të ikindisë, në varrezat e lagjes Meliq.