Limaj: Kulmi i veprimit antikushtetues është shpërndarja e parlamentit – Presidentja e çoi vendin në zgjedhje, ua mori mandatin deputetëve

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj KA thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës gjatë periudhës së vitit 2025 kur kishte krizë institucionale. Rrjedhimsht, ai ka thënë se shpërndarja e Kuvendit ka qenë anti-kushtetuese, kështu kemi pasur edhe zgjedhje anti-kushtetuese “Kur futesh në veprime anti-kushtetuese, kulmi është shpërndarja…

Lajme

29/01/2026 21:52

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj KA thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës gjatë periudhës së vitit 2025 kur kishte krizë institucionale.

Rrjedhimsht, ai ka thënë se shpërndarja e Kuvendit ka qenë anti-kushtetuese, kështu kemi pasur edhe zgjedhje anti-kushtetuese

“Kur futesh në veprime anti-kushtetuese, kulmi është shpërndarja e Parlamentit. Presidentja e Kosovës me shkelje të kushtetutes ia ka marrë mandatin 120 deputetëve, e ka dërgu vendin në zgjedhje dhe kemi pasur zgjedhje anti-kushtetuese”, tha ai në t7.