Qarkullimi i kamionëve me Maqedoninë e Veriut rikthehet në normalitet

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallrat me Bashkimin Evropian, duke lehtësuar edhe bizneset që operojnë me Kosovën. Sipas njoftimeve zyrtare, prej orës 20:00 është rikthyer normaliteti i qarkullimit të kamionëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit të Maqedonisë së Veriut,…

Lajme

29/01/2026 21:18

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallrat me Bashkimin Evropian, duke lehtësuar edhe bizneset që operojnë me Kosovën.

Sipas njoftimeve zyrtare, prej orës 20:00 është rikthyer normaliteti i qarkullimit të kamionëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit të Maqedonisë së Veriut, transmeton lajmi.net.

Vendime të ngjashme për të lehtësuar trafikun e mallrave më herët kishin marrë edhe autoritetet e Malit të Zi.

Njoftimi i plotë: 

Njoftim📢

Ju njoftojmë se prej orës 20:00 është normalizuar qarkullimi i kamionëve si në hyrje dhe dalje në Republikën e Maqedonisë së Veriut./lajmi.net/