Gjesti thyen heshtjen me këngën “Memories”, një rikthim i ndërtuar mbi dhimbjen dhe kujtimet
Artisti i njohur Gjesti i është rikthyer skenës muzikore pas një periudhe të gjatë pauze. Projekti i tij më i ri mban titullin “Memories” dhe vjen si një këngë me përmbajtje emocionale, e frymëzuar nga ngjarjet e fundit në jetën personale të artistit, transmeton lajmi.net. Kënga i referohet edhe humbjes tragjike të vëllait të tij,…
ShowBiz
Artisti i njohur Gjesti i është rikthyer skenës muzikore pas një periudhe të gjatë pauze.
Projekti i tij më i ri mban titullin “Memories” dhe vjen si një këngë me përmbajtje emocionale, e frymëzuar nga ngjarjet e fundit në jetën personale të artistit, transmeton lajmi.net.
Kënga i referohet edhe humbjes tragjike të vëllait të tij, një ngjarje që kishte tronditur opinionin publik kohë më parë.
“Memories” shënon rikthimin e Gjestit në muzikë pas muajsh mungesë dhe përfaqëson një projekt përmes të cilit artisti ka shprehur emocionet dhe përjetimet e tij gjatë kësaj periudhe./lajmi.net/