Ramadani kundër rritjes së çmimit të rrymës: Kjo është çmenduri, ku po shkojnë paratë?

Analisti i sigurisë dhe çështjeve politike, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike në vend. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka shprehur pakënaqësi të thellë me gjendjen aktuale në sektorin energjetik, duke paralajmëruar pasoja sociale nëse faturat e energjisë vazhdojnë të rëndojnë qytetarët, raporton lajmi.net…

Lajme

29/01/2026 16:02

Analisti i sigurisë dhe çështjeve politike, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka shprehur pakënaqësi të thellë me gjendjen aktuale në sektorin energjetik, duke paralajmëruar pasoja sociale nëse faturat e energjisë vazhdojnë të rëndojnë qytetarët, raporton lajmi.net

“Të zbritet çmimi i rrymës, jo të rritet! Shpërthimi i pakënaqësisë do të ndodh edhe nëse kështu siç është vazhdon çmimi i rrymës, lëre më nëse rritet edhe më shumë!”, ka shkruar Ramadani.

Ai e ka cilësuar situatën si të papranueshme, duke ngritur pikëpyetje për menaxhimin e parasë publike në sektorin e energjisë.

“Kjo është çmenduri! Ku po shkojnë paratë?”, ka theksuar ai./Lajmi.net/