Kallas: NATO duhet të bëhet më evropiane për të ruajtur forcën
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duke folur në Agjencinë e Mbrojtjes Evropiane, ka deklaruar se Evropa duhet ta forcojë mbrojtjen dhe se ‘NATO duhet të bëhet më Evropiane, shkruan The Guardian. “Le ta pranojmë, Evropa mund të jetë e ngadaltë. Unanimiteti do të thotë se nuk mund të veprojmë gjithmonë…
Bota
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duke folur në Agjencinë e Mbrojtjes Evropiane, ka deklaruar se Evropa duhet ta forcojë mbrojtjen dhe se ‘NATO duhet të bëhet më Evropiane, shkruan The Guardian.
“Le ta pranojmë, Evropa mund të jetë e ngadaltë. Unanimiteti do të thotë se nuk mund të veprojmë gjithmonë me shpejtësinë që kërkon momenti. Sigurisht që ka dallime politike mes shteteve anëtare. Kjo është e natyrshme, por unanimiteti përdoret nga disa edhe si mjet pazari. Dhe nuk mund të ndodhë që vetoja e një vendi të përcaktojë politikën për të tjerët”,deklaroi Kallas.
NATO “duhet të bëhet më evropiane për të ruajtur forcën”, thotë Kallas e BE-së
Kallas bëri thirrje në mënyrë të drejtpërdrejtë për më shumë angazhim nga ana evropiane brenda NATO-s.
“NATO duhet të bëhet më evropiane për të ruajtur forcën e saj, dhe për këtë Evropa duhet të veprojë. Për shembull, duhet të sigurohemi që nismat tona për siguri dhe mbrojtje të mbeten plotësuese me NATO-n.”
“Për këtë, topi është edhe në fushën e NATO-s. Nëse doni të përdorni instrumentet e BE-së, si fuqinë tonë buxhetore dhe rregullatore, për të mbështetur dhe fuqizuar NATO-n, ne duhet të dimë se cilat janë këto nevoja dhe objektiva. Sa më shumë informacion të ofrojë NATO, aq më mirë mund të përafrohemi.”
Ajo e përmbylli duke thënë:
“Me pak fjalë, duhet të sinkronizojmë përpjekjet tona me NATO-n, në mënyrë që të plotësojmë njëra-tjetrën dhe të tregojmë se si shtylla evropiane e dallueshme sjell vlerë të shtuar përmes ndarjes më të madhe të barrës dhe forcimit ushtarak në kontinentin tonë.”