Nagavci shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit në Lipjan
Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zejn Zejnullahut, nxënësit të shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit. Ajo ka thënë se humbja e një fëmije, është plagë që vështirë mund të sherohet. “Në emrin tim dhe të Ministrisë së Arsimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, bashkëmoshatarëve,…
Lajme
Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zejn Zejnullahut, nxënësit të shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit.
Ajo ka thënë se humbja e një fëmije, është plagë që vështirë mund të sherohet.
“Në emrin tim dhe të Ministrisë së Arsimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, bashkëmoshatarëve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit që sot po përballet me këtë dhimbje të madhe. Lutemi që prindërit dhe të afërmit të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të rëndë, ndërsa Zejni u prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar Nagavci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: