26 vjetori i Rinisë Demokratike të Kosovës, Hamza flet për projekte të reja me ta

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar 26 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se rinia, është perspektiva e PDK-së. “Ne kemi një projekt, që ka të bëjë me themelimin e Shkollës Politike, ku shumë të reja e të rinjë, do të përgatiten për angazhimin e tyre politik. Projekte që…

Lajme

27/01/2026 22:05

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar 26 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se rinia, është perspektiva e PDK-së.

“Ne kemi një projekt, që ka të bëjë me themelimin e Shkollës Politike, ku shumë të reja e të rinjë, do të përgatiten për angazhimin e tyre politik. Projekte që kanë të bëjnë me anëtarësimin e rinisë demokratike në organizata të ndryshme”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se rinia ka qenë forca shtytëse e PDK-së ndër vite.

“Brezat ndryshojnë, por historia vazhdon”, ka shtuar Hamza. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: