Dorgu jashtë fushave për 10 javë, goditje e madhe për Manchester United
Manchester United ka marrë një lajm të keq, pasi mbrojtësi Patrick Dorgu do të mungojë rreth 10 javë për shkak të një dëmtimi të ri në muskujt e kofshës (hamstring). Sipas raportimit të The Athletic, skanimet mjekësore kanë konfirmuar se Dorgu nuk do të jetë në dispozicion për rreth dy muaj e gjysmë, duke e…
Sport
Manchester United ka marrë një lajm të keq, pasi mbrojtësi Patrick Dorgu do të mungojë rreth 10 javë për shkak të një dëmtimi të ri në muskujt e kofshës (hamstring).
Sipas raportimit të The Athletic, skanimet mjekësore kanë konfirmuar se Dorgu nuk do të jetë në dispozicion për rreth dy muaj e gjysmë, duke e lënë jashtë fushave në një moment kyç të sezonit, transmeton lajmi.net.
Ky dëmtim vjen në një kohë kur Dorgu po konsiderohej si një nga lojtarët më në formë të Manchester United, duke dhënë paraqitje shumë pozitive javët e fundit.
Vetëm fundjavën e kaluar, ai ishte protagonist duke shënuar një supergol kundër Arsenalit, liderit të Premier Ligës, gol që u vlerësua gjerësisht nga tifozët dhe analistët./lajmi.net/