Rrahen mes vete dy doktorë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, nga QKUK thonë se nuk dihen shkaqet
Një incident ka ndodhur sot brenda objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dy punonjës shëndetësorë, saktësisht dy doktorë, kirurgë janë rrahur mes vete. Lajmin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga QKUK të cilët kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet “Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka…
Lajme
Një incident ka ndodhur sot brenda objektit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dy punonjës shëndetësorë, saktësisht dy doktorë, kirurgë janë rrahur mes vete.
Lajmin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga QKUK të cilët kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet
“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk kemi detaje shtesë lidhur me shkaqet”, kanë thënë nga QKUK.
Siç është raportuar në media, problemi mes tyre ka filluar që nga e premta në një mbledhje të kolegjiumit të kirurgëve, ku dy të përfshirët në rast kishin filluar përplasjen verbale.
Në lidhje me rastin, lajmi.net ka dërguar pyetje edhe tek Policia e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje. /Lajmi.net/