Gjini: Klientja ime Blerta Bislimaj u lirua pas 48 orësh ndalim për dyshimet për manipulim me vota

Avokati Gent Gjini ka bërë të ditur se komisionerja zgjedhore Blerta Bislimaj, të cilën ai e përfaqëson, është liruar nga masa e ndalimit prej 48 orësh, pasi ishte ndaluar me urdhër të prokurorit nën dyshimet për veprën penale “manipulim me vota”. Sipas Gjinit, ndonëse Bislimaj është liruar, për 23 komisionerë të tjerë është caktuar masa…

Lajme

25/01/2026 15:39

Avokati Gent Gjini ka bërë të ditur se komisionerja zgjedhore Blerta Bislimaj, të cilën ai e përfaqëson, është liruar nga masa e ndalimit prej 48 orësh, pasi ishte ndaluar me urdhër të prokurorit nën dyshimet për veprën penale “manipulim me vota”.

Sipas Gjinit, ndonëse Bislimaj është liruar, për 23 komisionerë të tjerë është caktuar masa e paraburgimit, çka sipas tij ngre shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohet procedura hetimore.

Ai ka theksuar për Lajmi.net se deri më tani nuk ka asnjë veprim hetimor ndaj figurave politike, ndonëse, sipas tij, parregullsitë zgjedhore nuk mund të reduktohen vetëm te komisionerët.

“Hetimi po merr më shumë karakter të një spektakli sesa të një procesi real drejtësie, ndërkohë që ata që kanë përgjegjësi reale politike mbesin të paprekur”, ka deklaruar Gjini./Lajmi.net/