Muhaxheri mbledh kryesinë e LDK-së në Pejë, shprehen në mbështetje të Lumir Abdixhikut
Dega e LDK-së në Pejë përmes një njoftimi të publikuar në faqen e “facebook” ka njoftuar për mbledhjen që kanë mbajtur sot e ku është diskutuar për Kuvendin Qendror të LDK-së në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Siç ka njoftuar kjo Degë, shumica e anëtarëve të…
Lajme
Dega e LDK-së në Pejë përmes një njoftimi të publikuar në faqen e “facebook” ka njoftuar për mbledhjen që kanë mbajtur sot e ku është diskutuar për Kuvendin Qendror të LDK-së në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Siç ka njoftuar kjo Degë, shumica e anëtarëve të kësaj dege në diskutime te tyre janë shprehur në përkrahje të Abdixhikut.
“LDK në Pejë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.
Anëtarët e Kryesisë diskutuan hapur për situatën aktuale në parti, dhe shumica e diskutimeve ishin në mbështetje të kryetarit Lumir Abdixhiku”, ka njoftuar Dega e LDK-së në Pejë.