Gjykata në Prizren pranon kërkesa për paraburgim ndaj 11 nga 109 të arrestuarit për manipulim votash
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri në këto momente ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizenit. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, tha se janë ende në pritje të pranimit të kërkesave…
Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri në këto momente ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizenit.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, tha se janë ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.
“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, dhe në ora14:00 është casktuar një seancë dëgjimore dhe në ora 15:00 është casktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj./Lajmi.net/