Avdyli eskalon ndaj Edi Ramës duke e quajtur person me të kaluar “të dyshimtë kriminale”, tenton ta mashtrojë opinionin se “Trump nuk e ftoi në Davos”
Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mungesën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes në Davos, ku morën pjesë disa liderë botërorë nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump. Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka shkruar se Rama, në vend që të ishte…
Lajme
Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mungesën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes në Davos, ku morën pjesë disa liderë botërorë nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka shkruar se Rama, në vend që të ishte në Davos, “po qan dërrasa dhe po shet kopalla plot urrejtje në Parlamentin e Shqipërisë”, raporton lajmi.net
Ai ka lavdëruar presidentin Trump për, siç tha, mosftesën e Ramës, duke shtuar se SHBA-ja “nuk e la jashtë shtetin shqiptar, por vetëm një individ me veprimtari të dyshimtë kriminale”.
“Ja lumsha Donald Trumpit që sot nuk e ftoi këtë person me veprimtari të dyshimtë kriminale, por në të njëjtën kohë nuk e la jashtë shtetin shqiptar|, ka shkruar Avdyli.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka dhënë sqarimet e tij gjatë seancës parlamentare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, duke shpjeguar arsyet pse nuk ka marrë pjesë në nënshkrimin e Bordit të Paqes në Davos.
Rama tha se ka bërë një zgjedhje personale dhe politike, duke përdorur edhe ironi në fjalimin e tij.
“Që mos të shqetësoheni pse nuk jam atje, se mezi prisnit të më shihnit atje. Në fakt unë duhet të bëja një zgjedhje: t’i përgjigjesha babait apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri. Dhe zgjodha vajzën, natyrisht me lejen e babait,” ka deklaruar Rama./Lajmi.net/