Aleanca e NATO-s mbetet e bashkuar pavarësisht sfidave, thotë Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Admirali Giuseppe Cavo Dragone i cili është Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s thotë se aleanca mbetet e qëndrueshme pavarësisht sfidave që po i hidhen Ai thotë se alenca është e bashkuar edhe nëse anëtarët kanë shkëmbim të fuqishëm pikëpamjesh ndonjëherë. Dragone thotë se NATO ka diskutuar sigurinë në Artktik, të cilën ai e quan…

Lajme

22/01/2026 14:08

Admirali Giuseppe Cavo Dragone i cili është Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s thotë se aleanca mbetet e qëndrueshme pavarësisht sfidave që po i hidhen

Ai thotë se alenca është e bashkuar edhe nëse anëtarët kanë shkëmbim të fuqishëm pikëpamjesh ndonjëherë.

Dragone thotë se NATO ka diskutuar sigurinë në Artktik, të cilën ai e quan një zonë me rëndësi strategjike ku NATO ka stërvitje ushtarake dhe stërvitore të planifikuara për muajt në vijim.

Ai u pyet nëse korniza e një marrëveshjeje të ardhshme për Grenlandën i jep baza sovrane SHBA-së në ishull, dhe nëse po, a ka rënë dakord Danimarka për të.

Dragone thotë se marrëveshja është në një “fazë shumë të hershme”, duke shtuar: “Ne e dimë se ekziston një kornizë e vendosur nga Grenlanda, Danimarka dhe SHBA, por ne jemi ende në pritje të drejtimit”./Lajmi.net/