Gazetarja shqiptare ndez shpresat për Bleona Matën: Jeton dhe gjendet në Gjermani
Gazetarja shqiptare, Nexhmije Beqiri ka ndezur shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur rreth 15 vjet më parë. Ajo tha se sipas informacioneve të fundit, ajo është gjallë dhe gjendet në Gjermani. Beqiri u shpreh se në bazë të informacioneve, ajo është rrëmbyer nga një fshatar dhe është sjellë në…
Lajme
Gazetarja shqiptare, Nexhmije Beqiri ka ndezur shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur rreth 15 vjet më parë.
Ajo tha se sipas informacioneve të fundit, ajo është gjallë dhe gjendet në Gjermani.
Beqiri u shpreh se në bazë të informacioneve, ajo është rrëmbyer nga një fshatar dhe është sjellë në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e tij që nuk kishte fëmijë.
“Vajza 6 vjeçare e rrëmbyer në Zapot të Kukësit, është rrëmbyer nga një fshatar po nga ai fshat i Kukësit, dhe është sjellë në fshatin Llakatun të Vlorës , tek vajza e tij që nuk kishte fëmijë. Pas 3 muaj, kjo familje bashkë me Bleonën ikin në Greqi, dhe vitet e fundit gjenden në Gjermani. Bleona Mata jeton”, ka shkruar gazetarja.