Dugolli falënderon kongresmenin amerikan për adresimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Ambasaodri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, shpërndah deklaratën e kongresmeit amerikan Keith Self, i cili ka folur për diskriminimin e komunitetit pakic shqiptar në Luginë të Preshevës. Dugolli e ka falënderuar atë për kontributin në ndërgjegjësimin e opinionit për këtë diskriminim. “Mirënjohës ndaj përfaqësueses Self për prezantimin e Aktit të…
Lajme
Ambasaodri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, shpërndah deklaratën e kongresmeit amerikan Keith Self, i cili ka folur për diskriminimin e komunitetit pakic shqiptar në Luginë të Preshevës.
Dugolli e ka falënderuar atë për kontributin në ndërgjegjësimin e opinionit për këtë diskriminim.
“Mirënjohës ndaj përfaqësueses Self për prezantimin e Aktit të Vlerësimit të Diskriminimit në Luginën e Preshevës dhe të gjithë atyre që ndihmuan në rritjen e ndërgjegjësimit mbi diskriminimin e përhapur me të cilin përballen shqiptarët në Serbi, përfshirë praktikën famëkeqe të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, ka shkruar ai në X.
Selft, fillimisht tha se “Ballkani Perëndimor mbetet nga rajonet më jostabile në Evropë”, duke vënë në pah nivelin e rrezikut.
Më pas ai përmendi disa praktika të diskriminimit nga pasiviziimi i adresave e deri te mos njohja e diplomave.
Ai përmendi edhe konfliktin në Jugosllavi, duke ndërgjegjësuar kështu opinionin për diskriminim e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.