Ambasadori britanik nderon Presidentin Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë sot në shënimin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Hargreaves tha se në këtë përvjetor u nderua trashëgimia…

Lajme

21/01/2026 13:43

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë sot në shënimin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Hargreaves tha se në këtë përvjetor u nderua trashëgimia e qëndrueshme e Rugovës si udhëheqës dhe burrë shteti i dalluar. Ai e kujtoi Rugovën si Presidentin e parë të Kosovës dhe si një vizionar të vërtetë, i cili udhëhoqi vendin dhe popullin e tij në kohë sfiduese, shkruan lajmi.net.

Hargreaves theksoi se Presidenti Rugova konsiderohet gjerësisht si arkitekti paqësor i pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka mbështetur këtë rrugëtim historik. /Lajmi.net/