Hamza përkujton Rugovën: I priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën. Ai ka nderuar figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës, shkruan lajmi.net. “Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Ai ka nderuar figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: