Pamje- Inspektorati Shëndetësor e mbyll “ordinancën” e Arianit Sllamnikut në Gjilan
Inspektorati Shëndetësorë ka mbyllur sot zyrën e Arianit Sllamnikut, të cilën ai e përdorte si ordinancë për trajtimin e fëmijëve me spektër të autizmit. Lajmi.net ka siguruar edhe pamje nga zyra e cila tanimë është e mbyllur. Po ashtu burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Sllamniku është arrestuar gjatë ditës së sotme. Të gjitha…
Lajme
Inspektorati Shëndetësorë ka mbyllur sot zyrën e Arianit Sllamnikut, të cilën ai e përdorte si ordinancë për trajtimin e fëmijëve me spektër të autizmit.
Lajmi.net ka siguruar edhe pamje nga zyra e cila tanimë është e mbyllur.
Po ashtu burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Sllamniku është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Të gjitha këto intervenime hetimore vinë pas raportimit në lidhje me trajtimin që ai po u bënte fëmijëve me spektër të autizmit, ku dyshohet se merrte mijëra euro derisa u shkruante barëra të kafshëve, e të cilat janë tejet të rrezikshme për shëndetin e njeriut sidomos të fëmijëve.
E mëngjesin e sotëm Prokuroria në Gjilan njoftoi se vecse kanë filluar procedurat hettimorë në këtë rast.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 20 janar 2026 ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin për të cilin jeni interesuar dje.Prokuroria Themelore në Gjilan, do të iu mbajë të informuar për veprimet e mëtutjeshme. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj”,thuhet nga Prokuroria në Gjilan.
Ndryshe lajmi.net ka raportuar se si pikërisht Arianit Sllamniku deklaronte se “shëron autizmin” dhe se në raportet që u shfaqte prindërve të fëmijëve të spektrit autik u shkruante të përdornin barëra të kafshëve.
Kësisoj shumë prindër janë ankuar në lidhje me këtë çështje duke shfaqur dyshime për veprimtarinë e tij.
Sllamniku emër i njohur për publikun nga konspiracione të ndryshme të cilat ka shfaqur ndër vite, prej mbi 1 vit po zhvillonte veprimtarinë e raportuar në këtë rast.
Mbi këtë çështje mbrëmë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë shprehur shqetësim mbi këtë rast. Kurse nga Ministria e Shëndetësisë u tha se ka ndjekur me shqetësim raportimet lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore”, theksohet tutje.
MSh deklaroi se “shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional”.
Reagime pati edhe nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ku thuhet se ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, transmeton lajmi.net.
“Shëndeti i fëmijëve nuk mbrohet vetëm me hetime pasi dëmi ka ndodhur, por me parandalim, rregullim dhe mbikëqyrje aktive.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre./Lajmi.net/


Raportimi i Lajmi.net:
https://www.facebook.com/share/v/1DNPmtGvZX/