Mushkolaj: Dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren
Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar lidhur me kandidatët e subjekteve politike, për të cilët pas rinumërimit ka rezultuar se kanë pasur mijëra vota më pak sesa në numërimin fillestar. Ai ka thënë se, te Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi ka marrë mbi 480 vota më shumë në Prizren nga “zemërgjerësia e komisionerëve”, ndonëse ai…
Lajme
Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar lidhur me kandidatët e subjekteve politike, për të cilët pas rinumërimit ka rezultuar se kanë pasur mijëra vota më pak sesa në numërimin fillestar.
Ai ka thënë se, te Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi ka marrë mbi 480 vota më shumë në Prizren nga “zemërgjerësia e komisionerëve”, ndonëse ai vjen nga Ferizaji.
“Siç shihet, dyshimet për hajni më të madhe janë në Prizren, për këtë shkak edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim me i shkarku të gjithë ata komisionerët e partive dhe me e çu krejt vendin në rinumërim”, ka thënë Mushkolaj në emisionin Debat Plus.