Arrestohet në Klinë një i dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për sulm dhe vrasje në tentativë
Një person është arrestuar nga Policia në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë, pasiqë ndaj tij ekzistonte një urdhër-arrest ndërkombëtar për veprat penale sulm dhe vrasje në tentativë. Sipas autoriteteve, arrestimi është kryer më 17 janar, ndërsa i dyshuari ishte në kërkim nga institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar…
Lajme
Një person është arrestuar nga Policia në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë, pasiqë ndaj tij ekzistonte një urdhër-arrest ndërkombëtar për veprat penale sulm dhe vrasje në tentativë.
Sipas autoriteteve, arrestimi është kryer më 17 janar, ndërsa i dyshuari ishte në kërkim nga institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje, ndërkohë që organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.