Osmani: Reçaku flet edhe sot përmes dhimbjes, drejtësisë dhe brezit të lirë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot Masakrën e Reçakut, duke theksuar se kjo ngjarje tragjike vazhdon të flasë fuqishëm edhe sot përmes gjakut të pafajshëm të derdhur dhe thirrjes së pandërprerë për drejtësi. Në një postim të saj, Osmani ka theksuar se Reçaku flet përmes dhimbjes së familjeve që humbën më…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot Masakrën e Reçakut, duke theksuar se kjo ngjarje tragjike vazhdon të flasë fuqishëm edhe sot përmes gjakut të pafajshëm të derdhur dhe thirrjes së pandërprerë për drejtësi.
Në një postim të saj, Osmani ka theksuar se Reçaku flet përmes dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre në mënyrën më mizore të mundshme, por edhe përmes betimit të popullit të Kosovës që kjo sakrificë të mos harrohet kurrë, transmeton lajmi.net.
“Reçaku flet edhe sot fuqishëm, nëpërmjet tokës që u njom me gjak të pafajshëm. Flet nëpërmjet thirrjes sonë të vazhdueshme për drejtësi”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se mesazhi i Reçakut jeton edhe përmes brezit të ri, fëmijëve të lirë dhe të buzëqeshur, si dëshmi e sakrificës për lirinë e Kosovës.
“Gjaku i të rënëve të Reçakut e në gjithë Kosovën u bë dritë udhërrëfyese dhe betim që nuk thyhet kurrë”, ka shtuar presidentja.
Në fund të mesazhit të saj, Osmani ka nderuar të gjithë martirët dhe dëshmorët e lirisë së Kosovës, duke u shprehur: “Lavdi të gjithë martirëve e dëshmorëve të lirisë sonë”./lajmi.net/