Komandanti i FSK-së, vizitë zyrtare në Amerikë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite, ai ishte i ftuar në organizimin e Konsullatës së Kosovës në Ajova. Përmes një njoftimi, FSK-ja bën me dije se ai është takuar me Sekretarin e Shtetit të Ajova, Paul…
Lajme
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të kësaj vizite, ai ishte i ftuar në organizimin e Konsullatës së Kosovës në Ajova.
Përmes një njoftimi, FSK-ja bën me dije se ai është takuar me Sekretarin e Shtetit të Ajova, Paul Pate, kryetarët e qyteteve të Johnson dhe Norwalk, si dhe zyrtarë të ndryshëm të shtetit të Ajovës.
Jashari vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin, si dhe i falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që po vazhdojnë të ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu, në kuadër të agjendës zyrtare, ai vizitoi edhe shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve për këtë shtet. Gjatë kësaj vizite, i pari i FSK-së u njoftua nga stafi i këtij institucioni me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të veteranëve.
Në fund të vizitës, Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë së SHBA-së, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, në veçanti atyre që kanë shërbyer në Kosovë.



