KGJK-ja cakton datat kur do të votohet për zgjedhjen e anëtarëve nga radhët e Apelit dhe Supremes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen 368-të, të enjten, ka caktuar datat, në të cilat gjyqtarët e Gjykatës Supreme me ata në Dhomat e Posaçme, si dhe gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e KGJK-së nga radhët e këtyre gjykatave. Për Supremen u caktua data 23 janar 2026,…

Lajme

15/01/2026 10:18

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen 368-të, të enjten, ka caktuar datat, në të cilat gjyqtarët e Gjykatës Supreme me ata në Dhomat e Posaçme, si dhe gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e KGJK-së nga radhët e këtyre gjykatave.

Për Supremen u caktua data 23 janar 2026, ku pritet të zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së, ndërkaq për Apelin u caktua data 27 janar 2026, ku pritet të zgjidhet një anëtare e KGJK-së nga radhët e gjinisë femërore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, u vendos për formatin e materialit të votimit.

Kryetarja e Komisionit zgjedhor, Drita Rexhaj, tha se komisioni për zgjedhje është i gatshëm të vijojë me procesin zgjedhor, duke prezantuar paraprakisht edhe materialin zgjedhor.

Në mbledhjen e kaluar, KGJK-ja kishte shpall konkursin për këto pozita, si nga radhët e Apelit, po ashtu edhe nga radhët e Supremes.