I jepet lamtumira e fundit, vogëlushit nga Rahoveci që humbi jetën në aksidentin në Gjermani – Smajl Latifi i shpreh ngushëllime familjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Liedermatte të Gjermanisë, derisa një familje nga Rahoveci po kthehej nga pushimet në Kosovë. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën Teo Morina, gjashtë muaj, njëri nga djemtë binjak të Mendim Morinës nga Ratkoci. Teos, i është dhënë sot lamtumira e fundit, ndërsa për humbjen e…

Lajme

14/01/2026 15:49

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Liedermatte të Gjermanisë, derisa një familje nga Rahoveci po kthehej nga pushimet në Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën Teo Morina, gjashtë muaj, njëri nga djemtë binjak të Mendim Morinës nga Ratkoci.

Teos, i është dhënë sot lamtumira e fundit, ndërsa për humbjen e tij ka shprehur ngushëllime i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Familjarëve të tjerë të lënduar u uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më shpejt në jetën e tyre të përditshme! Familjes Morina i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mbahuni të fortë! Teo, u prehtë në qetësi!”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: