Komuna e Drenasit: Po sanohen dëmet nga vërshimet në Çikatovë të Vjetër

Komuna e Drenasit, është një nga Komunat më të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë. Nga kjo Komunë, kanë njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka nisur punimet për rregullimin e lëshesave pranë urës në lagjen Mehani, që janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve të ditëve të fundit. “Ekipet komunale janë në…

Lajme

14/01/2026 15:29

Komuna e Drenasit, është një nga Komunat më të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Nga kjo Komunë, kanë njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka nisur punimet për rregullimin e lëshesave pranë urës në lagjen Mehani, që janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve të ditëve të fundit.

“Ekipet komunale janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve, me qëllim të rikthimit të funksionalitetit të plotë të rrjedhës së ujit dhe rritjes së sigurisë për qytetarët dhe infrastrukturën përreth. Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike dhe gjendja në terren. Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe përmirësimin e infrastrukturës publike”, ka njoftuar Komuna e Drenasit. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: