Deçan: Plagosen me armë zjarri tre persona, i dyshuari në mbajtje
Tre persona janë plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në Deçan, më 13 janar menjëherë pas mesnate. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i është konfiskuar arma pistoletë me 9 fishekë. Rasti po hetohet. “Deçan 13.01.2026 – 00:15. Është arrestuar…
Lajme
Tre persona janë plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në Deçan, më 13 janar menjëherë pas mesnate.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i është konfiskuar arma pistoletë me 9 fishekë.
Rasti po hetohet.
“Deçan 13.01.2026 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre viktimat meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe i është konfiskuar arma pistoletë me 9 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/