Kur do të zhvillohen punimet e mbetura në rrugën Prishtinë-Podujevë? – Durmishi: 85 për qind e punëve kanë përfunduar!

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dal me një reagim në lidhje me punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë. Durmishi në postimin e bërë ka thënë se 85 për qind e punëve në këtë rrugë kanë përfunduar, transmeton lajmi.net. Ndërsa, 15 për qind e punëve të mbetura do të nisin në pranverë me punë intensive.…

Lajme

13/01/2026 17:27

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dal me një reagim në lidhje me punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Durmishi në postimin e bërë ka thënë se 85 për qind e punëve në këtë rrugë kanë përfunduar, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, 15 për qind e punëve të mbetura do të nisin në pranverë me punë intensive.

Ai tha se ka dal në teren për të parë shqetësimet e qytetarëve për by-passin tek ura, që është dëmtuar si pasojë e reshjeve të shiut.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Kohë më parë kemi njoftuar lidhur me zhvillimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Aktualisht, rreth 85% e punimeve në këtë projekt kanë përfunduar, ndërsa 15% e mbetura përfshijnë ndërtimin e urave dhe nyjeve rrugore. Pas vendimit të fundit për shpronësim, tashmë është krijuar mundësia që punimet të zhvillohen edhe në këto pozicione. Me fillimin e sezonit të ndërtimit në pranverë, do të nisin punime intensive edhe në pjesët e mbetura, me qëllim që projekti të përfundojë sa më shpejt.
Sa i përket by-pass-it te ura, si pasojë e reshjeve të shiut janë krijuar disa gropa, të cilat kanë ngadalësuar qarkullimin gjatë orëve të pikut, në mëngjes dhe në pasdite nga ora 16:00 – 18:00. Megjithatë, komunikacioni nuk është ndërprerë në asnjë moment.
Në momentin që kam pranuar shqetësime nga qytetarët, kam dalë menjëherë në terren për ta parë nga afër situatën. Menjëherë kemi ndërhyrë duke i sanuar gropat dhe kemi vendosur makineritë përkatëse në terren, të cilat do ta përcjellin situatën dhe do të ndërhyjnë menjëherë sipas nevojës.
Duke pasur parasysh se ndodhemi në sezonin dimëror, pas reshjeve të shiut dhe borës, si dhe rënies së temperaturave nën zero, ngricat në rrugë janë të pritshme. Edhe pse rrugët janë mirëmbajtur dhe kanë qenë të pastruara në çdo kohë, kërkohet kujdes i shtuar në komunikacion dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugës./lajmi.net/