Cakolli thotë se nga 33 vendvotime ka mospërputhje të mbi 2 mijë e 200 votave të kandidatëve për deputetë

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar në lidhje me atë siç e ka quajtur ai “mospërputhje” në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Ai ka thënë se vetëm nga verifikimi i 33 vendvotimeve, janë identifikuar mospërputhje të tilla, me një total prej mbi 2 mijë e 200 vota dallim krahasuar me rezultatin real. Cakolli…

Lajme

13/01/2026 17:30

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar në lidhje me atë siç e ka quajtur ai “mospërputhje” në numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Ai ka thënë se vetëm nga verifikimi i 33 vendvotimeve, janë identifikuar mospërputhje të tilla, me një total prej mbi 2 mijë e 200 vota dallim krahasuar me rezultatin real.

Cakolli ka thënë se në disa Komuna, dallimi në votat e kandidatëve të vetëm dy partive, shkon në qindra sosh, ku e ka përmendur Prizrenin me mbi 700 vota dallim në vetëm dy vendvotime.

Ai ka thënë se ka raste kur për një kandidat, në një vendvotim të vetëm, pas verifikimit në QNR janë shtuar mbi 100 vota.

“Këto nuk janë diferenca që shpjegohen me “gabime të vogla njerëzore” – të cilat as ato nuk duhet toleruar. Kur ka kaq shumë devijime dhe kaq të përhapura gjeografikisht, kjo tregon qartë se problemi është sistemik. Në një sistem me lista të hapura të kandidatëve, këto dallime mund të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe, për pasojë, edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit. Dhe po, kjo situatë është pasojë direkte e centralizimit të numërimit në Qendrat Komunale, larg vendvotimit dhe me vëzhgim minimal. Shifrat që dolën sot janë argumenti më i fortë pse ky model ka qenë dhe mbetet i gabuar, dhe pse numërimi digjital është e ardhmja”, ka shkruar Cakolli në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: