Zhduket një grua në Mitrovicë, policia nis kërkimet
Një femër shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë, pasi është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është paraqitur në polici më 12 janar 2026 nga një mashkull kosovar, i cili ka njoftuar se familjarët nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo…
Lajme
Një femër shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë, pasi është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është paraqitur në polici më 12 janar 2026 nga një mashkull kosovar, i cili ka njoftuar se familjarët nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo dhe janë të shqetësuar për fatin e saj, raporton lajmi.net
Pas raportimit, Policia e Kosovës ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe kërkimet për gjetjen e saj./Lajmi.net/