Rrahje e të shtëna me armë zjarri mes disa personave në Prizren
Pas një mosmarrëveshje verbale në mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të të dyshuarit tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me 9 copë fishekë dhe në veturë dy gëzhoja- ndërsa në vendin e ngjarjes janë identifikuar 10…
Lajme
Pas një mosmarrëveshje verbale në mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të të dyshuarit tjetër.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me 9 copë fishekë dhe në veturë dy gëzhoja- ndërsa në vendin e ngjarjes janë identifikuar 10 vrima të shkaktuara në lokalin në Prizren.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër në procedurë të rregullt./Lajmi.net/