​Rruga Prishtinë-Ferizaj edhe sot e mbyllur, askush nuk intervenoi

Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë. KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë. Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tash nuk janë parë ndonjë ekipë të ketë intervenuar…

Lajme

11/01/2026 14:02

Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë.

KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë. Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tash nuk janë parë ndonjë ekipë të ketë intervenuar për ta larguar këtë pengesë.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar dje se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.