lajmi.net

Rasti i plagosjes në Pejë, Prokurori i krimeve të rënda në terren

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një person është plagosur me armë zjarri. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, dhe se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me të pranuar informatën, prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë…

Lajme

11/01/2026 11:56

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, dhe se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me të pranuar informatën, prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar, se në vendin e ngjarjes po kryhen të gjitha veprimet hetimore nga njësitë e krimteknikës.

Ai shtoi se po punohet intensivisht për identifikimin e personave të dyshuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

“Prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë edhe krimteknika duke u kryer të gjitha veprimet hetimore, dhe njëkohësisht duke punuar për identifikimin e peronave të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

Sipas raportimeve në media, i plagosur është afaristi i njohur J.B., i cili është dërguar menjëherë në trajtim mjekësor në spitalin e Pejës e më pas është transferuar për në QKUK.