Gjendja e rrugëve në Ferizaj: I mbyllur segmenti Ferizaj–Gjilan në Sojev
Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se përjashtim nga kjo situatë paraqet…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se përjashtim nga kjo situatë paraqet aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, konkretisht segmenti tek fshati Sojev.
Sipas Veselit, kjo pjesë e rrugës mbetet e mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë. Automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas.
“Rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim. Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.
Ai shtoi se rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, por u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.
Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.
“Rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, megjithatë rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës”, deklaroi Veseli. /Lajmi.net/