Komandanti i FSK-së priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Böttcher. Gjatë takimit, Gjeneral Jashari e falënderoi z. Böttcher për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar në veçanti kontributin e…
Lajme
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Böttcher.
Gjatë takimit, Gjeneral Jashari e falënderoi z. Böttcher për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar në veçanti kontributin e saj në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj, raporton lajmi.net
Palët diskutuan për zhvillimet aktuale brenda FSK-së, prioritetet dhe nevojat strategjike, si dhe për proceset e planifikimit për të ardhmen. Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale e sigurisë dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe partneritetit për përballimin e sfidave të përbashkëta.
Postimi i plotë:
Komandanti i FSK-së priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Böttcher.
Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi z. Böttcher për kontributin e Republikës Federale të Gjermanisë në mbështetjen e treguar për Republikën e Kosovës, në veçanti për ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga krijimi i saj.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen. Gjithashtu diskutuan edhe për situatën aktuale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit dhe partneritetit në përballimin e sfidave të përbashkëta.
Në fund të takimit Gjeneral Jashari falënderoi z. Böttcher për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. Poashtu të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës./Lajmi.net/