​Një grua “sulmon” tjetrën, dyjat përfundojnë te mjeku

Një rast i rrallë i dhunës në familje ka ndodhur të enjten, në Kaçanik. Sipas policisë, të përfshira kanë qenë dy gra. Njëra nga to ka raportuar se tjetra e ka sulmuar. Të parës, që organet e rendit e konsiderojnë si viktimë, i është ofruar ndihmë mjekësore. Interesant është fakti se edhe tjetrës, që sipas…

Lajme

09/01/2026 11:11

Një rast i rrallë i dhunës në familje ka ndodhur të enjten, në Kaçanik.

Sipas policisë, të përfshira kanë qenë dy gra.

Njëra nga to ka raportuar se tjetra e ka sulmuar. Të parës, që organet e rendit e konsiderojnë si viktimë, i është ofruar ndihmë mjekësore.

Interesant është fakti se edhe tjetrës, që sipas policisë është e dyshuar, i është dashur asistenca medicinale.

Është bërë e ditur se kjo e fundit nuk u intervistua, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prokurori, që është informuar për këtë rast, po vazhdon të hetojë rastin.